JAPONI

Në Japoni ka ndodhur rasti i parë i ri përsëritjes së koronavirusit. Sipas autoriteteve shëndetësore në Osaka e infektuara është një grua rreth 40 vjece e cila ka rezoltuar pozitive për të dytën herë ndaj koronavirusit shkruan Tgcom.

40-vjecarja punonte si guidë turistike dhe para se të infektohej me koronavirus kishte shoqëruar një grup turistësh nga Wuhan në muajin janar. Më pas u shtua në spital dhe pasi u diagnostikua me koronavirus dhe pasi mori mjekimin e duhur më 6 shkurt del nga spitali në Osaka.

Por fatkeqësisht ditët e fundit 40-vjecarja ishte ndier sërish keq dhe sipas autoriteteve shëndetësore është infektuar sërish me virusin e tmerrshëm. Aktualisht ajo ndodhet në spital ku po merr mjekimin e duhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb