SERBI

Peshkopi i Valjevës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), 71-vjeçari Milutin, ka vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Qendrën Klinike Spitalore “Dragisha Mishoviç” në Beograd, me çka numri i të vdekurve në Serbi sot ka arritur në 14 veta.

“Me pikëllim dhe besim të madh në ringjalljen në Mbretërinë Qiellore, informojmë publikun se mbrëmë ka vdekur ati ynë i dashur shpirtëror, Peshkopi Milutin i Valjevës, në Spitalin Klinik “Dragisha Mishoviç” në Beograd, pas një sëmundje të shkurtër të shkaktuar nga koronavirusi”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Peshkopisë së Valvjevës.

Sipas të dhënave të fundit, në Serbi janë regjistruar 741 raste me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb