Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka postuar disa fotografi, rrëqethëse, për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Brataj thekson se Covid-19 dëmton si sëmundjet infektive me shfaqje ekzantemike të dukshme, shkakton të njëjtat dëmtime të organeve të brendëshme si ato, rrezikon jetën njësoj si këto sëmundje.

“Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim? A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive”, shkruan Brataj.

Ndërsa, më tej ai jep shpresë se si shqiptarët, ashtu edhe të huajt do të shpëtojnë nga kjo pandemi që iu ka zënë frymën të gjithëve.

“Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus”, vlerësoi ai.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb