Infeksionisti Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për koronavirusin, u shpreh se personat me imunitet të ulët janë më të rrezikuar dhe ata mbi 60 vjeç.

Pipero theksoi se është shumë e këshillueshme mbajtja e higjenës, si larja e duarve me sapun, me qëllim që të parandalohet çdo lloj infeksioni i mundshëm.

“Virusi mund të bjerë në persona me imunitet të ulët dhe në moshë mbi 60 vjeç. Pra njerëzit që kanë një sëmundje, kanë më shumë gjasa që të preken. Mirëpo evidencë për koronovirus nuk ka. Ky virus ka vdekshmëri të ulët. Sa i përket koronavirusir, më i lehtë është parandalimi. Duhen larë duart me ujë dhe sapun, që të kemi sa më pak probleme. Higjena është shumë e rëndësishme. Nuk ka ende mjekim për koronavirusin. Në këtë rast vlen shprehja parandalimi është më i mirë sesa kurimi”, tha Pipero.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb