Në Indi, e cila renditet e dyta në botë për nga numri i të infektuarve, numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit nga coronavirusi ka kaluar pesë milionë.

Virusi është përhapur më shpejt në këtë vend se në çdo vend tjetër në botë që nga fillimi i pandemisë, me një rritje të përditshme të numrit të pacientëve prej 90 mijë. Sidoqoftë, kjo nuk është ajo që i shqetëson më shumë ekspertët kur bëhet fjalë për situatën epidemiologjike në Indi.

Vendi me 1.3 miliard banorë regjistroi pak më shumë se 80 mijë vdekje nga COVID-19. Sidoqoftë, shkalla e vdekjeve në Indi – e llogaritur nga numri i vdekjeve për 100 raste të konfirmuara – është 1.7 për qind dhe është çuditërisht e ulët krahasuar me vendet e tjera me një shkallë të lartë të infeksionit, transmeton Telegrafi.

Për krahasim, shkalla e vdekjeve në Amerikë javën e kaluar ishte rreth tre për qind, në Britaninë e Madhe 11.7, dhe në Itali 12.6, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Qeveria indiane pretendon se shkalla më e ulët e vdekshmërisë në Indi është një shenjë e suksesit të saj në përballje me krizën.

Ndryshe, shumë ekspertë në Indi paralajmërojnë se shifrat nuk zbulojnë shkallën e plotë të krizës dhe se mbështetja tek ata në marrjen e vendimeve për heqjen e masave mund të përkeqësojë në mënyrë drastike situatën tashmë të keqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: