Koronavirusi ka prekur qeverinë greke. Mediet fqinje raportojnë se tre ministra janë futur në karantinë, duke ndërprerë urgjentisht të gjitha takimet dhe punët.

Mësohet se janë karantinuar ministri për Zhvillimin, Adonis Georgiadis, zëdhënësi i tij, Nikos Papathanasis, si dhe ministri i Transportit Detar, Giannis Plakiotakis.

Fill pasi janë njoftuar, Adonis Georgiadis dhe zëvendësi i tij kanë anuluar vizitën e planifikuar sot në Selanik.

Greqia po shënon një numër në rritje të të prekurve nga koronavirusi. Mësohet se gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 233 raste të reja me koronavirus, si edhe 2 të vdekur ,duke bërë që qeveria të marrë masa të forta sigurie, sidomos nëpër ishuj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb