“Kur isha një djalë i ri, shkatërrimi për të cilin shqetësoheshim ishte lufta bërthamore. Sot katastrofa më e madhe e mundshme nuk është ajo.

Nëse diçka do të vrasë 10 milion persona në dekadat e ardhshme, është më e mundshme të jetë një virus dhe jo një luftë. Jo raketat por mikrobet’. Këto fjalë të thëna nga Bill Gates në 2015 gjatë një konference, tingëllojnë sot, në këto javë emergjence koronavirus, si një profeci.
“Rreziku më i madh i një katastrofe globale i ngjan kësaj. Kemi investuar shifra marramendëse për të parandaluar sulmet bërthamore, por kemi investuar shumë pak në një system për të ndaluar një epidemi. Nuk jemi gati për të bllokuar epideminë e ardhshme’’, kishte thënë Gates.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb