Bashkia e Tiranës ka gjetur një formë tejet të veçantë për të sensibilizuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi sa të munden, në mënyrë që të parandalohet sa më shumë përhapja e koronavirusit. 

Në një video që kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ shihet se si një makinë e bashkisë parakalon në një nga rrugët e kryeqytetit, teksa dëgjohet një megafon teksa këshillon qyetarët që të evitojnë lëvizjet dhe të lajnë duart.

“Të dashur qytetarë, qëndroni në shtëpi, evitoni vendet me shumë njerëz. Lani duart sa më shpesh. Në rast nevoje, telefononi numrin 127. Ju faleminderit!”, thuhet në videomesazh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb