Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, pasi në Shqipëri u regjistruan dy rastet e para me koronavirus, kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se tashmë ka nisur edhe faza e parë e planit të masave të ndërmarra nga vendi unë në konsultim me OBSH-në.

“Strukturat tona janë përgatitur intensivisht dhe janë të gatshme të veprojnë. Situata kërkon një përshkallëzim të parë masash bazuar në planin e hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të OBSH. Gjatë kësaj kohe ka pasure shenja shqetësuese, duku nga paniku diku të motivuara nga arsyet dhe mos arsyet e zakonshme përmes burimesh të pacertifikuara. Në këtë situatë duhet ndjekur vetëm zëri zyrtar i autoritetit përkatës”,- tha Rama.

Sipas kryeministrit, në situatën ku jemi është herët të mbyllen kufijtë me vendet e tjera.

“Eksperienca që kemi ndjekur në vendet ku ka prevaluar qetësia dhe vetëpërmbajtja edhe administrimi i këtij fenomeni kërcënues është shumë qmë i sukseshëm OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve e them këtë sepse është predikuar në mënyrë të vazhdueshme nga burime që s’kanë asnjë kompetencë për të bërë këshilltarin në këtë situatë. Faktikisht siç tregojnë eksperiencat, mbyllja e kufijve është një masë ekstreme. Planin e veprimit e kemi në tryezë. Futemi në skenarin e parë me konfirmimin e rastit të parë. Task Forca e ngritur për këtë rast ka punuar në mënyrë të pandërprerë dhe vazhdon të punojë për zbatimni e planit të masave që bazohet në 3 drejtime: Kufizimi, me qëllim parandalimin e përhapjes. Së dyti: Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe së treti lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi. Jemi në konsultim të vazhdueshëm me OBSH”, shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb