Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mesazhin e futbollistit të njohur, Lorik Cana, i cili iu bën apel qytetarëve të mbrohen nga koronavirusi.

“Përshëndetje nga shtëpia ime në Romë. Disa gjëra të vogla për secilin prej nesh. Kemi detyrë të respektojnë sidomos pjesën e higjienës, të lajmë duart, të evitojmë grumbullimet, në gjendje gripale të qëndrojmë në shtëpi. Studentët që janë pushim, nuk janë pushim por kanë një mision përgjegjësie”, shprehet Cana.

Mesazhi i Ramës:

? Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana

? FRIKË JO, KUJDES PO!

? DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb