Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live në “Facebook” ka treguar ndër të tjera edhe bisedën që ka zhvilluar me kreun e qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis.

Rama tha se ka biseduar me Mitsotakis për shumë cështje të mprehta në këtë kohë pandemie, duke shtuar se bashkëpunimi me Greqinë është një domosdoshmëri, aq më tepër që në shtetin grek ka shumë shqiptarë që punojnë e jetojnë.

“Kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin Mitsotakis. Kam diskutuar strategjinë e testimit, procesin mësimor, planin e hapjes të sezonit turistik, por edhe cështje të tjera. Gjej rastin të them se ata që ngelen jashtë kufirit të Shqipërisë në Covid-19 nuk do të quhen të penalizuar, edhe në rast se kanë kaluar më shumë se 3 muaj.

Fola me kryeministrin grek, edhe sepse dihet historikisht që Shqipëria e Greqia janë dy vende që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ngushtë dhe ne kemi shumë shqiptarë në shtetin grek”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb