Koronavirusi ka prekur thuajse gjithë botën, duke shkaktuar viktima anembanë globit.

Në të gjithë botën, numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në mbi 558 mijë.

Ndërsa, po në të gjithë globin, janë 25 262 viktima të shkaktuara nga virusi vdekjeprurës.

Shteti me më shumë të prekur nga virusi është SHBA, ndërsa numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi e ka Italia, pasuar nga Spanja e Kina.

Përkatësisht, në SHBA, deri tani nga koronavirusi ka 1307 viktima dhe 85 906 të infektuar. Në Kinë, janë shënuar 32 92 viktima dhe ka 81 340 të prekur.

Në Itali, janë regjistruar si të infektuar 80 589 vetë, ndërsa deri tani janë 8 215 viktima. Në Spanjë, janë regjistruar si të infektuar nga virusi vdekjeprurës 64 059 vetë, ndërsa ka 4858 viktima deri tani.

Në Gjermani janë regjistruar të infektuar me koronavirus 49 344 persona, kurse deri tashmë ka 304 viktima nga ky virus.

Në Francë janë të infektuar 29 155 persona, kurse kanë vdekur 1696 vetë.

Në Britaninë e Madhe, janë të infektuar zyrtarisht 14 579 vetë dhe janë shënuar 759 viktima.

Ndërsa një tjetër vend i prekur nga virusi vdekjeeprurës është edhe Irani, ku ka 32 332 të infektuar dhe 2378 viktima.

(Dionis Xhafa/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb