Regjistrohet rasti i parë i konfirmuar i koronavirusit në Gjermani, në jug-lindje të Bavarisë. ‘Një burrë nga zona e Starnberg është infektuar nga virusi i ri në dhe është vendosur nën kontrollin mjekësor në karantinë;, shpjegojnë autoritetet nga ministria e shëndetit.

Pacienti është ‘në kushte të mira mjekësore’, ka shtuar burimi. Të afërmit e pacientit janë informuar për simptomat që mund t’u shfaqen në rast të sëmundjes, si dhe janë udhëzuar për kushtet higjenike që duhet të ndjekin. Epidemia në mushkërive virale, ku deri tani ka vrarë 106 persona në Kinë dhe ka infektuar rreth 2744 persona në të gjithë Kinën, sipas raportit të fundit zyrtar të bërë dje.

Ministria e shëndetit bavareze nuk ka dhënë të dhëna të tjera për njeriun e infektuar apo për kushtet në të cilat burri është infektuar . Një konferencë për shtyp është parashikuar këtë mëngjes në Mynih, Gjermania është bërë kështu rasti i dytë evropian i goditur nga koronavirusi pas tre rasteve në Francë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb