Me përhapjen e epidemisë së Koronavirusit, në internet po qarkullojnë shumë teori dhe këshilla të pabazuara në fakte, që pretendojnë se çajra të caktuar, agrume, kos, hudhër, vitamina e alkoli mund tjua bëjnë imunitetin më të fortë për të mundur virozat.

Për fat të keq, asnjëra prej këtyre këshillave nuk është e vërtetë, sepse imuniteti nuk mund të forcohet brenda natës.

Që të bindeni për këtë, duhet të mësoni se si funksionon imuniteti.

Imuniteti Nuk Forcohet Brenda Natës Me Kura Natyrale
Roli primar i sistemit imunitar është që të mbrojë organizmin nga sëmundjet dhe të luftojë infeksionet.

Ky sistem përbëhet nga rruazat e bardha të gjakut, antitrupa, palca e kockës, shpretka dhe sistemi limfatik.

Këto qeliza dhe organe bashkëveprojnë për të kapur dhe shkatërruar patogjenë të rrezikshëm siç janë virozat.

Imunitetit nuk mund t’i japësh krahë dhe as ta transformosh në diçka me fuqi të mbinatyrshme.

Nëse imuniteti rëndohet ai nis të sulmojë veten dhe këtu problemi bëhet më i madh sepse sëmundjet auto-imunitare janë të pakurueshme.

Imuniteti ka padyshim nevojë për vitamina dhe minerale siç janë vitaminat A, C dhe zinku.

Megjithatë, dozat e tepërta të tyre nuk është se e bëjnë imunitetin më të fortë, përkundrazi.

Imuniteti duhet forcuar natyrshëm dhe në një mënyrë afatgjatë nëpërmjet:

Ushqyerjes së shëndetshme gjatë gjithë jetës dhe jo vetëm në stinën e virozave
Aktivitetit fizik
Lënies së duhanit
Shmangies së duhanit
Gjumit të mirë.
Nëse njeriu përgjithësisht ushqehet me fibër, proteinë, vitamina dhe minerale, atëherë ai nuk ka nevojë për suplementë shtesë që reklamohen si të ‘jashtëzakonshëm’ kundër Koronavirusit.

Probiotikët
Probiotikët njihen për aftësinë e tyre në përmirësimin e imunitetit.

Ka disa të dhëna shkencore që kanë provuar se bakteret e mira Lactobacile dhe Bifidobakterium shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohurës, por kjo nuk i bën ato efikase kundër Koronavirusit.

Viruset i nënshtrohen gjithnjë mutacionit dhe kësisoj nuk ka asnjë kurë, as probiotik, as vitamina dhe as minerale që mund të shkatërrojnë Koronavirusin në organizëm.

Kjo nuk do të thotë se duhet të anashkaloni rregullin e ushqyerjes së shëndetshme, gjumit cilësor, lënies së duhanit dhe kryerjes së aktivitetit fizik për të pasur një organizëm më të fortë.

Edhe gjatë kësaj periudhe të epidemisë, njerëzit duhet të vazhdojnë të ushqehen mirë me fruta, perime, peshk, fara, mish pule, e yndyrna të shëndetshme që ta kenë imunitetin në punë dhe në formë./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb