Bilanci i pandemisë së COVID-19 tregon një tendencë rritëse në Itali, ku janë regjistruar 9 viktima, në rritje me ditën e djeshme ku ishin tre personat që kishin humbur betejën me virusin.

Mbeten të qëndrueshme të dhënat për të infektuarit, 379 raste, ku vatra mbetet qendra për emigrantët afër qytetit të Trevisos, në Veneto, ku janë raportuar 117 raste të reja.

Në ndryshim nga javët e kaluara, sot vetëm një rajon nuk ka paraqitur raste, ai verior i Val ‘Aosta. Totali i viktimave shkon në 35.141, ndërkohë që të prekurit arrijnë në 247,537 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: