SHBA

99 mijë e 123 viktima shënohen tashmë nga COVID-19 në SHBA. Në fakt numri i tyre ditor sa vjen dhe ulet pasi së fundmi ishin 210 por duket se SHBA e cila kryeson listën e vendeve për viktima dhe infektime nga koronavirusi do të kapë 100 mijën.

Të infektuarit kanë shkuar në 1 milionë e 684 mijë e 173 teksa SHBA sa po shkon dhe po rihapet por duke respektuar masat minimale kundër përhapjes së COVID-19.

Deri tani asnjë vaksinë nuk ka për koronavirusin por SHBA premton se do të ketë një të tillë në fund të vitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb