Koronavirusi shënon 74 mijë viktima në gjithë botën teksa numri i të shëruarve ngelet gati 4-fish më i lartë 277 mijë.

Italia kryeson sa i përket viktimave me 16 mijë ndjekur nga Spanja me 13 mijë por një rritje të ndjeshme ka SHBA duke shkuar në 10 mijë. Më pas vjen Franca me 8 mijë e 900 që 2 ditët e fundit ka pësuar ulje të ndjeshme.

Për të shëruarit kryesimin e mban Kina që tashmë është duke nxjerrë nga spitalet pacientët e fundit kurse në Europë është Spanja me 40 mijë të shëruar ndjekur nga Gjermania, Irani, Italia dhe SHBA.

Kjo e fundit mban kryesimin për të infektuar pasi ka 367 mijë të tillë nga 1 milion e 347 mijë që ka gjithë bota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb