Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 12 të vdekur për shkak të koronavirusit.

Ndërsa, raste të reja të të infektuarve me Covid-19 janë regjistruar gjithsej 188.

Në total, në Kosovë, numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 ka arritur në 10 247 individë.

Gjithsej, në Kosovë kanë vdekur 327 persona, që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Po ashtu, deri tani numri i rasteve aktive me virus është 3976.

Rastet pozitive janë nga: Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb