Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë kryer 3 707 testime, ndërsa janë regjistruar 913 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup- 440, Prilep-64, Kavadar-50, Kumanovë-45, Tetovë-35 , Gevgjeli-33, Negotin-31, Gostivar-29, Ohër-26, Veles dhe Manastir nga 24, Strumicë-21, Krushevë-11, Koçan dhe Kriva Pallankë nga 10, Resnjë-7, Strugë, Sveti Nikollë nga 6, Kërçova dhe Demir Kapi nga 5, Shtip, Radovish, Bogdanci dhe Demir Hisar nga 4, Dellçevë, Berovë dhe Vallandovë nga 3, Dojran-2, Probishtip, Vinicë, Makedonski Brod dhe Pehçevë nga 1.

16 persona humbën jetën nga coronavirusi, 7 pacientë nga Prilepi (87, 82, 75, 74, 70, 66, 63), 6 pacientë nga Shkupi (83, 75, 72, 69, 66, 54) dhe një pacient nga Gostivari (87 ), Gjevgjelia (71) dhe Krusheva (40). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Sot janë regjistruar 351 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 109 262, numri i pacientëve të shëruar është 96 173, numri i vdekjeve është 3 244, ndërsa numri i rasteve aktive është 9 845.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb