PRISHTINE

Koronavirusi ka shkaktuar gjithsej 300 të vdekur në Kosovë deri tani.

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 16 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 9 688 nga 39 278 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njofitm.

Në të dhënat e publikuara dje, numri total i të vdekurve ka qenë 284 njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb