Tre të vdekur në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë për media.

Duke shtuar edhe ekzistuesit, numri i viktimave nga Covid-19 deri tashmë në Kosovë ka arritur në 303 persona.

Në të shumtën e rasteve, pacientët që kanë ndërruar jetë nga virusi kanë pasur sëmundje shoqëruese.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb