ATHINË

Në Greqi, në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 78 raste të reja.

Autoritetet greke kanë njoftuar zyrtarisht numrin e 24 orëve të fundit, i cili ka arritur në 78, nga të cilat 10 janë identifikuar pas kontrolleve në pikat e kontrollit të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 4477.

Ndërkohë 9 pacientë  po trajtohen të intubuar. Njëherësh konfirmohen edhe 3 vdekje,  duke shkuar numri në 206 vdekje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb