PARIS

Dy pacientë të tjera kanë vdekur nga infeksioni i koronavirusit në Francë, duke e dërguar në 9 numrin e viktimave nga ky virus në shtetin francez.

Numri i të prekurve është rritur ndjeshëm, duke shkuar nga 154 në 577, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së vendit këtë të premte.

Në të gjithë botën, numri i të prekurve ka shkuar afërsisht 100 mijë, duke pasur efekte edhe në ekonomi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb