Duket se shifrat e të prekurve nga koronavirusi vazhdojnë të mbeten të larta në shumë shtete të botës.

Në Britaninë e Madhe, deri tani kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 44 220 individë.

Ndërsa, numri i të infektuarve me virus në Britaninë e Madhe ka shkuar në 285 416 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar me Covid-19 në të gjithë globin vazhdon të jetë SHBA-të, pasuar nga Brazili, India, Rusia, Peruja etj.

Fillimisht, virusi vdekjeprurës gjeti përhapje në shtete të zhvilluara europiane, por tashmë është përhapur me shpejtësi edhe në shtete të ndryshme të Amerikës Latine.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb