KORE E JUGUT

Pas Kinës në një tjetër vend aziatik ka filluar përhapja e koronavirusit me ritme të larta në Korenë e Jugut. 204 raste janë me koronavirus në vend, teksa 100 raste janë zbuluar vetëm ditën e fundit.

Autoritetet koreane kanë marrë masat duke shpallur qytetet Daegu and Cheongdo zona emergjence të kujdesit. Tashmë Koreja e Jugut është bërë vendi i dytë sa i përket numrit të të prekurve nga koronavirusi teksa vendin e parë e mban ai i origjinës, Kina me 75 mijë e 467 të infektuar dhe me 2 mijë e 236 viktima. Vendin e dytë në fakt e mban anija ‘Diamond Princess’ e cila është ankoruar në Japoni por ka 634 të infektuar dhe 2 viktima .

Kurse Koreja e Jugut, ka 2 viktima dhe 204 të infektuar nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb