Shqipëria i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeveria kineze për mjekë. Lajmi e bëri të ditur, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në përgjigje të interesit të medias.

“Ministria e Shëndetësisë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare qeverisë kineze përmes ambasadës në Shqipëri. “- tha Rakacolli.

A është i certifikuar laboratory në QSUT?
Po kryen të gjitha standardet për ta kryer këtë testim. Është në rrugën e certifikimit dhe në momentin që do të fillojë analizat do të jetë një laborator sipas standardeve.

Sa respiratorë ka Shqipëria?
Mbi 200, duke shfrytëzuar edhe ato në strukturat private. Është porositur një sasi tjetër respiratorësh.

Kush është skenari më i keq?

Është shumë e vështirë të bësh të tilla parashikime, është një gjë e re, që po zhvillohet në mënyra të ndryshe. Po bëjmë skenare për cdo moment edhe për rastin më të keq. Deri tani e kemi nën kontroll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb