Ajo ka ndërprerë turnetë muzikore për shkak të Covid-19, por Rita Ora është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga yjet më të pasura të pop-it në botë.

Me vetëm dy albume në emrin e saj, dhjetë hitet e fundit Rita Ora ka grumbulluar një pasuri të vlerësuar prej 20 milionë funta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Rita, e cila ka 16 milionë ndjekës të Instagram, gjeti famë në adoleshencën e saj dhe shumë shpejt e kuptoi se mund të bënte më shumë para në fushatat reklamuese fitimprurëse sesa nga muzika e saj, shkruan The Sun.

“Rita ka prekjen magjike kur bëhet fjalë për tërheqjen e njerëzve – ajo është seksi, argëtuese dhe e këndshme. Nuk e ndjekin vetëm fansat e saj muzikore por njerëzit e thjeshte që dëgjojnë këngët e saj”, tha një burim i industrisë për artisten.

Këtë vit Rita mbajti vendin e nëntë në Sunday Times Rich List për muzikantë të rinj, duke e ndarë atë me yllin Stormzy . Që prej shfaqjes në këngën Hot Right Now tetë vjet më parë, Rita ka fituar një reputacion si një nga gratë më punëtore në biznesin e shoë-bizit, me tre kompani të krijuara për të trajtuar pasurinë e saj.

Paratë e saj vijnë nga Rora Properties, Ora Multi Services dhe Ora Live, të cilat merren me performancën e saj, përfshirë turneun e saj botëror 2019-20. Këtë vit ajo u detyrua të anulonte koncertet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një nga marrëveshjet e saj të para të mëdha ishte një kontratë 30 milionë £ me Pepsi në 2012.

Vitin pasues ajo nënshkroi një marrëveshje 500,000 £ për modelin e veshjeve Material Girl të Madonna-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: