Mjeku infeksionist Arjan Harxhi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se simptoma kryesore e koronavirusit është vështirësia në frymëmarrje.

Harxhi tha se të rrezikuar janë edhe personat që kanë probleme kronike me zemrën, ata që kanë hiper-tension etj.

Grupi kryesor, të rrezikuar janë ata me hiper-tensione, ata që kanë probleme kronike të zemrës, edhe ata me patologji kronike mund të futen në kategorinë e të rrezikuarve realisht. Duhet pasur kujdes, duhet mbajtur vetë-karantinim dhe të lahen duart shpesh herë. Në mjekësi nuk ka eksperimente. Nuk ka terapi specifike që mund të na shpëtojë. Ka kombinime të ndryshme. Mjekët përdorin terapi, por të kenë sa më pak probleme”, u shpreh Harxhi.

Më tej, i pyetur se sa janë të rrezikuara gratë shtatëzëna, mjeku Harxhi tha se ata janë të rrezikuara, aq sa pjesa tjetër e njerëzve.

Gratë shtatëzëna duhet të jenë të kujdesshme. Ata duhet të ruhen, por nuk ka të dhëna për rrezikshmëri më të lartë vetëm se janë në këtë kategori. Simptoma kryesore është vështirësia në frymëmarrje, pastaj është edhe fakti se një i infektuar nuk iu ndjen ushqimeve aq shije”, tha Harxhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb