SARANDE

Edhe pse deri tani Saranda nuk ka asnjë rast të rezultuar me virusin Covid19, edhe pasi janë testuar 18 persona, Spitali bashkiak ka marrë të gjitha masat, ku cdo gjë është gati, si nga  infrastruktura, por dhe nga përgatitja e stafit spitalor për triazhimin e çdo rasti që mund të paraqitet në Spitalin Bashkiak të Sarandës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb”se Drejtoria e Spitalit, Sarandë falënderon Fondacionin “Lidia” në Sarandë për suportin dhe solidarizimin në këto ditë të vështira duke vendosur në dispozicion çandrën e tyre për  Triazhimin e rasteve nga stafi mjekësor,  duke mbajtur  në këtë mënyrë larg rrezikun e përhapjes ose infektimit së mundshëm të COVID-19 në mjediset spitalore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb