Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të shtunë të zhvillojë një takim me banorët e Shijakut, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku shumë banesa u shkatërruan. Teksa e nisi fjalën e tij me një urim për festën e 7 Marsit, për të gjithë mësuesit, Rama pohoi se falë projektit të rindërtimit, shkollat e dëmtuara nga tërmeti, do të bëhen nga e para.

Po ashtu kreu i qeverisë u ndal dhe tek koronavirusi, pasi teksa ftonte në podium një arkitekt italian që po jep kontributin e tij për projektin e rindërtimit, ndërsa nuk i kurseu batutat. Pavarësisht faktit se Rama si fillim nuk pranoi t’i jepte të takonte Franceskon, më pas ia dha dorën këtij të fundit.

“Nuk e di nëse ka këtu në sallë ndonjë mësues apo mësuese, por i them të gjithëve; gëzuar 7 Marsin. Dua t’u them atyre mësuesve që mësimdhënia i gjeti në shkolla të dëmtuara rënd nga tërmeti. Ato objekte, shtëpi individuale, që ishin në atë gjendje që ishin dhe që tërmeti i bëri të parindërtueshme, do t’i bëjmë shumë të mira. Dëshiroj që të shpreh një falënderim të veçantë ata që kanë bërë të mundur realizimin e projektit. Në këtë punë parapërgatitore janë përfshirë mijëra njerëz, që merren me pronat, me gjeologjinë, etj. Ata kanë nisur punën pa pritur që të jenë të paguar. Ajo që më duket pjesa më e bukur e saj është se kemi pasur miq të huaj, arkitekt, njerëz me eksperiencë e talent.
Dua të thërras këtu dhe t’i japim një duartrokitje, Franceskos, që është arkitekti që vjen nga Italia. S’po ja jap dorën se e dini. Se ky vjen dhe nga Italia dhe s’i dihet. Non ti do la mano, perché non si sa mai- “Nuk ta jap dorën se nuk i dihet kurrë”. Ka një infodemi të lajmeve të rreme, komente pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë panikun, ankthi e pasigurinë te njerëzit. dhe pavarësisht porosive të OBSH, pengon shumë përballjen me këtë epidemi. Duhet të jemi të kujdesshëm duhet të jemi racionalë me kontaktet. Nuk është çështje trimërie apo karshillëku, po të jemi të kujdesshëm.

Deri më sot nuk kemi asnjë rast, se ka në burimet e infodemisë shumë gjëra që janë edhe kërcënuese për psikologjinë e njerëzve. po ka nga ata që me qëllim duan të përhapin panik, ju e dini kush i ushqen ato burime, pse i ushqen e me radhë. Janë munduar të thonë ka ardhur e kemi fshehur, asgjë nga këto nuk është e vërtetë sepse jemi në kontakt të përditshëm me OBSH. Mos ardhtë kurrë, i kemi bërë përgatitjet tona, nëse vjen do ta përballojmë, me rëndësi është të ndjekim këshillat e organeve zyrtare. Si një që merrte drejtoreshën ka alkool s ka alkool kjo s ka të bëjë me realitetin e përgjithshëm. Kur Franca si vendi me sistemin shëndetësor më të njohur detyrohet të bëjë sekuestrimin e maskave nga të gjithë, sepse u bë nami kot. Burimet zyrtare thonë se maskat s’i shërbejnë njerëzve që nuk e kanë, nuk duhen për gjithë njerëzit.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: