Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij do t’i kërkojë Kongresit të miratojë një ulje taksash për pagat dhe masa të tjera të shpejta për të lehtësuar dhimbjen ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, por detajet janë ende të paqarta.

Qëllimi, thonë grupet e biznesit dhe ekonomistët, është që punëtorëve dhe kompanive t’u mbeten më shumë para dhe sa më shpejt, në mënyrë që atyre t’u mbeten sa më shumë para për shpenzime. Ndërsa zyrtarët e administratës po nisen për në Kongres për të diskutuar planet e tyre me republikanët e Senatit, mënyra se si do të bëhet ulja e taksës dhe kush konkretisht do të përfitojë mbetet ende objekt debati, raporton Rel.

Presidenti favorizon një ulje të gjerë të taksës mbi pagat, por të tjerë brenda Shtëpisë së Bardhë duan masa nga të cilat të përfitojnë industritë dhe zonat më të goditura nga virusi, thanë këshilltarët.

Ekspertët e ekonomisë dhe grupet e tregtisë thonë se administratës i duhet të veprojë shpejt, pasi vendi mund të përballet me një rënie ekonomike masive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb