Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur mbi faktin se pse Amerika jep më shumë para për të ndihmuar në përballimin e krizës nga koronavirusi, deklaroi se buxheti i SHBA është më i madh, kurse vlerësoi se Shqipëria do të ndihmojë më tepër shtresat në nevojë e rrogtarët.

“Këto janë masa që bëhen për të ndihmuar njerëzit. Duhet kuptuar se është buxheti i SHBA dhe e përballon, por ne kemi buxhetin e Shqipërisë. Shtresat në nevojë dhe rrogtarët dhe bizneset duhet të mbështeten. Sigurisht që bizneset do të mbështeten. Këtë do ta dëgjojmë nesër. Ajo që do bëjmë ne si BSH, bëmë një shtyrje. Ne po punojmë shumë ngushtë me bankat e nivelit të dytë. Ne po punojmë shumë ngushtë edhe me biznesin. Ne furnizojmë tregun bankar me likuiditet. Ne vazhdimisht fusim likuiditet në treg. Në bazë të nevojës, ne do të rrisin likuiditetin”, tha Sejko.

Gent Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë do të ndihmojë, sipas kapaciteteve që ka banka dhe shteti shqiptar.

Ne do të lehtësojmë edhe bankat, që të jenë më aktive në kreditim. Duhet të kemi kujdes me bankat, duhet të mirëkuptojmë situatën e tyre financiare. Kjo është një krizë e vecantë. Shpresojmë që të përfundojë sa më shpejt. Kjo është krizë e vecantë, sepse kemi përballë një armik te padukshëm. Respektimi i rregullave dhe informacioni është i rëndësishëm. Nuk e dimë as sesa zgjat, e kështu nuk bëjmë dot as llogari të sakta”, u shpreh Sejko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb