SHBA

Fjala e ditës në të gjitha mediat botërore është koronavirusi. Me dy rastet e komfirmuara pak më parë në Qipro e gjitha Europa është prekur nga virusi i tmerrshëm.

Deri më tani mbi 100 mijë njerëz janë prekur në mbarë botën, duke lënë të vdekur rreth 4 mijë persona. Por presidenti amerikan Trump bën apel qytetarëve të tij që të mos kenë frikë nga koronavirusi.

Më anë të një postimi në Twitter ai shkruante se vitin e kaluar në SHBA humbën jetën 37 mijë amerikanë nga gripi sezonal dhe u bën apel qytetave të vazhdojnë jetën normale.

“Vitin e kaluar në SHBA nga gripi sezonal humbën jetën 37 mijë amerikanë. Mësatarja është midis 27 mijë dhe 70 mijë vdekje në vit. Asgjë nuk do të mbyllet, jeta dhe ekonomia vazhdojnë. Për momentin ka 546 raste të konfirmuara të koronavirusit, me 22 të vdekur. Mendojeni pak!- ka shkruar në Twitter presidenti Trump.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: