Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike Gazmend Koduzi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se koronavirusi u trajtua sikur ra ndonjë bombë bakteriologjike.

“PD ka ndjekur situatën dhe është trajtuar keq. Qeveria e ka përcjellë sikur ka rënë një bombë infeksioni, e jo se është sëmundje normale. Vija e parë janë mjekët e familjes. Urgjenca ëshjtë vetëm për  sëmundje të rënda dhe jo për Covid. Koha e karantinës nuk u shfrytëzua për mirë për të shfrytëzuar situatën. Mjekët e familjes u nxorën jashtë loje”, tha Koduzi.

Gazmend Koduzi theksoi se metoda e plazmës është një metodë e certifikuar tashmë ndaj koronavirusit.

“Metoda e plazmës është një metodë e certifikuar tashmë ndaj koronavirusit. Trajtimi me plazëm jep efektet në stadet e para. Me anë të plazmës, jepen antitrupa të gatshëm. Ne vazhdojmë që të bëjmë shumë pak testime. Plazma bën që antitrupat e gatshëm të luftojnë virusin. Me anë të plazmës, organizmi fiton imunitet. Me rëndësi është që diagnostifikimi të bëhet herët. mne kemi dhënë sugjerime vetëm pozitive”, u shpreh Koduzi.

Janë inspektime të përditshme që ju bëni, si e vlerësoni situatën?

Ne që në fillim ngritëm një grup pune u diskutua për situatën kryetari Basha foli për udhëzimet që duheshin ndjekur. E ndjekim situatën hap pas hapi, nga kontaktet që kemi në terren, marrim informacion të përditshmë. Gjithmonë kemi dhënë sygjerime për të mirën e përditshme. Sitata është menaxhuara keq. Që në fillim trajtimi i  Covid është bërë sikur ka rënë një bombë bakterologjike.

Vija e parë janë mjekët e familjes dhe infermierët, këto u nxorën nga loja dhe u fut 127 e cila është ndërtuar për të përballuar raste urgjente, jo për situata epidemie.

Ndodhi edhe skandali tjetër që sa herë merrje për 127 të dilte kryeministri, me këshillat. Gabimi tjetër, nuk u blenë maskat personale mbrojtëse.

Erdhëm afër fundit, të karantinës, nuk u morën masat për ta menaxhuar si duhet hapjen. Spitalet duhet të ishin të dezinfektuar, duhet të kishte protokoll për mjekët, që spitalet të mos ishin qëndra infeksioni sic u bënë, por qendra shëndeti. Do ishte I kujdesshëm decentralizimi I kujdesit shëndetësor, duhej decentralizimi I testimeve. ISHP e kishte deri në 500 testime në dite, duheshin ngritur laboratorë në spitale rajonale.

Ju me të drejtë bëni një kronologji, bazuar në këtë analizë cila është gjendja aktuale?

Qytetarët shqiptarë nuk po marrin kujdesin e duhur shëndetësor. Në analizë nuk po marrin mungesën e shërbimit shëndetësor ndaj kategorive të tjera të pacientëve duke nisur nga ata me tumor, me sëmundje kronike që u lanë pas dore.

Pse s’po e marrin, dhe kjo po i detyron njerëzit të vetëvriten? Dy rastet e fundit të regjistruara te ‘Shefqet Ndroqi’?

Kjo është një analizë më vete, që Institucionet duhet ta bënin. Harrohet që edhe shëndeti mendor është pjesë e trupit të njeriut. Shëndeti mendor është pjesë e kujdesit shëndetësor, dhe cdo spital ka pjesë të ekipit edhe psikologë, këto persona duhet të bisedojnë me pacientin.  Pacientët kalojnë në një stres e depression, sepse është treguar se izolohen, iu hiqen celularët, ka një staf të mangët bëhet fjalë për dy infermierë për pavion dhe ata s’kanë kohë as t’i ushqejnë, as të kujdesen nga ana higjenike për to dhe aq më tepër t’i japin medikamentet.

Nga informacionet që kam, nisur nga të gjitha këto ato mund të kenë kaluar depresion dhe janë hedhur duke vrarë veten. Por të vetëvritesh në një spital ku trajtohesh për një sëmundje akute është e papranueshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb