Ndonëse Italia është e gjitha një “zonë e kuqe”, pasi është kthyer në vatrën më të rrezikshme të koronavirusit, vijon lëvizja e qytetarëve.

Gazetari i “BalkanWeb”, Osman Stafa, raportoi këtë paradite nga aeroporti i Rinasit, ku tha se sapo ka mbërritur një avion nga Roma.

Siç raportoi gazetari Stafa, një pjesë e qytetarëve ishin pajisur me maska dhe dezinfektues, por kishte dhe nga ata që nuk kishin marrë asnjë masë.

Ndërkohë, dy fluturime të tjera nga Roma në Tiranë, që do të mbërrinin pasditen e sotme, janë anuluar. Por, nuk janë ndalur fluturimet edhe nga Tirana drejt Italisë, ku një avion është nisur në orët e paradites së sotme dhe dy të tjerë pritet të nisen gjatë pasdites.

Kujtojmë se të gjithë qytetarët që kanë ardhur nga Italia në Tiranë janë të detyruar të vetëkarantinohen, ndryshe do të gjobiten nga institucionet përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb