Koronavirusai ka shkaktuar vdekjen e 32 personave të tjerë në Britaninë e Madhe, duke e cuar numrin total të viktimave në 104 në shtetin britanik.

Të vdekurit kishin rezultuar më herët pozitiv me koronavirus. Covid 19 po përhapet sa duket frikshëm edhe në Britani, pasi 676 të infektuar janë zbuluar gjatë orëve të fundit, raportojnë mediat angleze.

  • foto galeri

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar tani është 2 626. Nëntëdhjetë e nëntë pacientë të diagnostikuar me COVID-19 në Angli tani kanë vdekur. 32 pacientët e fundit që vdiqën ishin të moshës midis 59 dhe 94 vjec dhe kishin kushte themelore shëndetësore, tha NHS England.

Personi më i ri që vdiq në Mbretërinë e Bashkuar pas testimit pozitiv për koronavirus është 45 vjecari Craig Rushton, nga Kettering, i cili kishte qenë duke luftuar sëmundjen e neuroneve motorike. Gati një e treta e vdekjeve të fundit në Angli (10) ishin në spitalet e Londrës. Pikërisht kryeqyteti, Londra ishtë më “i prekuri” nga koronavirusi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb