Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se nëse nuk merren masa të forta ndaj përhapjes së koronavirusit, mund të ndodhë në vend skenari italian.

“Italia e ndoqi me hapa të avash të bllokimin, kurse ne po e marrim situatën me shpejtësi. Po të ndjekim skenarin italian, do kemi 32 të vdekur në javë.

Nëse kemi skenarin korean, do kemi 4 të vdekur në një javë, kurse me skenarin kinez kemi 7 vdekje për një javë. Italia bën testime për shumë raste. Nëse nuk marrim masa të forta, mund të kemi skenarin e Italisë”, tha Zaloshnja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb