Koronavirusi ka boshatisur këtë mbrëmje rrugët e kryeqytetit shqiptar. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, nga një pikë kontrolli e policisë.

Gazetarja Bezat tha se rrugët e kryeqytetit janë boshatisur dhe nuk ka fare trafik, pas thirrjeve të vazhdueshme për të qëndruar në shtëpi, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Nga ana tjetër, gazetarja Bezat tha se të gjithë policët e vendosur nëpër postblloqe kanë nga një tablet, me një sistem unik, që tregon në kohë rekord të gjithë personat që kanë ardhur nga jashtë pas datës 26 shkurt.

Siç raportoi gazetarja, është e pamundur që t’i shpëtosh kësaj patrulle dhe këtij sistemi të policisë, i cili zbulon personat që janë kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi dhe që nuk janë vetëkarantinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb