Sezoni turistik duket të jetë ende larg çeljes për shkak të motit të paqëndrueshëm, për çka pastrimi i plazheve përvijohet me intensitet. 100 aktivistë të Korpusit të Vullnetarëve dhe punonjës të Komunës Ishëm që administron plazhin e Gjirit të Lalzit, në dy aksione pastruan disa kilometra vijë bregdetare, me fokus atë hapësirë që ka mbetur si plazh publik dhe parkun e pishave, i cili ndotet prej pushuesve që e shfrytëzojnë atë për piknik dhe lënë në këtë hapësirë gjithçka konsumojnë.


Parku apo brezi i pishave të Gjirit të Lalzit mpaket çdo ditë pasi fshatrat turistike kanë zaptuar disa kilometra të tij, megjithatë ky park është një resurs i madh për këtë zonë e cila frekuentohet shumë nga kryeqytetasit.

Sikundër mund të dëshmojnë këto imazhe, mbetjeve të lëna nga qytetarët u shtohen edhe ato të hedhura nga bizneset që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë, megjithëse koshat nuk mungojnë.

Aktivistët e Korpusit të Vullnetarëve, e pastruan këtë park për të gjashtin vit me radhë…dhe një apel shkon jo vetëm për institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, por edhe për këdo qytetar që ndot mjedisin tonë të përbashkët.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb