Ka kaluar afro një vit nga finalja e madhe e ‘Wembley’ ku Italia fitoi “Euro2020”, një natë e paharruar për tifozët “azzurr” por dhe me siguri edhe për ata anglezë të cilët nuk arritën të rikthenin “kupën në shtëpi”.

Italia triumfoi përballë 60 mijë tifozëve, pjesa më e madhe e tyre anglez, por ky numër nuk është i saktë, dhe vështirë se do të zbulohet ndonjëherë, kjo pasi atë mbrëmje të paktën 2 mijë tifozë janë futur pa bileta duke thyer të gjithë rregullat e sigurisë.

Daily
Daily

Sipas një investigimi të kryer nga Dail Mail, mitiku Wembley nuk është aq i sigurt, përkundrazi ka probleme të theksuara sigurie. E njëjta gjë, ashtu si në finalen e “Euro2020” vijon të ndodh, edhe përpara finales së FA Cup ndërmjet Liverpool dhe Chelsea, ku është shumë e thjeshtë të sigurosh një vend si steward, punonjës sigurie, mund ta sigurosh këtë vend pune me të dhëna të rreme, më pas askush nuk të kontrollon çantën, mund të paguash para, ryshfet, për tu futur në stadium edhe pa pasur një biletë, detaje këto të cilët u faktuan nga e përditshmja Daily Mail.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: