TIRANË

Gjykata e Posaçme u ka komunikuar masat e sigurisë zyrtarëve të Kadastrës se dyshuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Gazetarja Klodjana Lala tha për ‘BalkanWeb‘ se në dosjen e SPAK janë të zbardhura edhe përgjimet mes të dyshuarve. Burime bëjnë me dije se janë disa raste që sipas prokurorisë të dyshuarit kanë marrë para për të lëshuar hipotekën.

Panol Atnikolla është pezulluar nga detyra si punonjës i hipotekës
Admir Burri arrest me burg për “Ushtrim ndikimi”
Neritan Balbusha arrest me burg për “Ushtrim ndikimi”
Gazmend Cani, arrest burg për “Ushtrim ndikimi”

Operacioni në zyrat e Kadastrës në Tiranë u kryen mbrëmjen e 26 korrikut pas një hetimi disa mujor nga SPAK, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb