FIFA ka dënuar përjetë presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, Marco Polo Del Nero, i akuzuar për marrje ryshfeti në lidhje me të drejtat televizive.

“Hetimi ndaj Del Nero, – sqaron një deklaratë e FIFA-s, – ka nisur që më 23 nëntor të 2015-ën. Ai është i përfshirë direkt marrje ryshfeti për kontratat e të drejtës televizive për turne të ndryshëm, mes tyre edhe Kupa e Amerikës, Kupa Libertadores dhe Kupa e Brazilit”.

Akuzat e ngritura nga grupi hetimor kanë gjetur mbështetjen e Etikës, që ka vënë re shkelje të disa neneve të Kodit të Etikës së FIFA-s, teksa përfshihet neni 21m (i korrupsionit), neni 20 (oferta dhe pranim i dhuratave dhe përfitimeve të tjera), neni 19 (konflikt interesi), neni 15 (besnikëri) dhe neni 13 (rregullat e përgjithshme të sjelljes). Për të gjitha këto shkelje ai edhe ka marrë dënimin maksimal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb