Në emisionin “Open” në News24, po dskutohet mes të tjerash në lidhje me korrupsionin në vend.

I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Eno Bozdo ka deklaruar se sistemi i krijuar nga kryeministri Rama, ka qëllimin e vetëm të nxitjes së korrupsionit dhe jo të luftimit të tij.
Ai e akuzoi Ramën si ideatorin e sistemit të korruptuar që kemi sot.

Ndërkohë, Brisida Shehaj u shpreh se në krye ta aferave korruptive qëndron Porti i Durrësit, i ndjekur nga AKSHI dhe Inceneratorët.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatos Çoçoli: BE ka ndërtuar rrugë me formulën e PPP. Rrugë në Greqi janë ndërtuar me këtë formulë. Duke folur kuturu për korrupsionin nuk e luftojmë por e mbrojmë, pa baza reale për të denoncuar. Kështu mbron abuzuesin. kur flet për hajdutë kuturu e quan të gjithë fshatin hajdut, por kush do vijë të ndërtojë në një fshat, në Shqipërinë tonë, kur të gjithë banorët e quajnë hajdut.

Eno Bozdo: Sistemi i ndërtuar nga kryeministri është ndërtuar për të prodhuar dhe vjelë korrupsion.
Gjithë problemi është sistemi. ka korruptuar edhe atë që rusët ndërronin ta korruptonin.
Thelbië shtë që Rama është koka e dizenjatori i gjithë sistemit të korruptuar që kemi sot.

Brisida Shehaj: Thotë kemi ndërtuar sisteme. Nuk është problemi që ka krijuar një e-Albania dhe të kurseu korrupsionin 2 mijë lekësh.
Të regjistrosh pronën ta regjistron Artan Lamja jo sistemi.
Numri i të punësuarve do kishte rënë nëse do sistemi i krijuar do ishte efektiv

Vetë AKSHI, është para inceneratorëve dhe pas portit të Durrësit për vjedhje dhe abuzim. Të gjitha këto sisteme që ky zotëria mori miliarda, u bëmë pre e hakerave etë dhënat tona janë rrugëve.

Rama kishte të gjitha votat që të kryente reformat e mëdha. Bleu mediat, legjislativin e shoqërinë civile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb