Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, shkruan në ‘Facebook’ se përdorimi i vaksinave të parcertifikuara nga EMA po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Sipas deputetes së zgjedhur të PD, “Shqiptarët meritojnë më shumë sesa një qasje të korruptuar të sistemit të shëndetësisë dhe vaksinimit. Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe liri udhëtimi”.

Reagimi i plotë:

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë çertifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Shqipëria për shkak të procesit të vaksinimit jo serioz dhe korrupsionit të përhapur në sistemin e Shëndetësisë, si edhe hyrjes së virusit të rryfshetit për të bërë vaksinën e sigurt “Pfizer” – është jashtë vëmendjes.

Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA në popullatë, duke dalë jashtë rregullave të BE, po penalizon pranimin e çertifikatës së gjelbër (green pass) që lejon lëvizjen e lirë, në zonën Shenghen.

Shqiptarët meritojnë më shumë sesa një qasje të korruptuar të sistemit të shëndetësisë dhe vaksinimit. Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe liri udhëtimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb