Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se korrupsioni dhe rryshfeti janë ADN-ja e qeverisë Rama dhe bandës së Rilindjes.
Reagimi i tij vjen në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal.
Meta e quajti rastin korrupsion skizofrenik që ka cënuar marrëdhënien e vendit tonë me SHBA.

Postimi i plotë:

Korruptimi dhe rryshfeti janë ADN-ja e qeverisjes së Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes”. Është ky korrupsion skizofrenik, që e ka bërë Shqipërinë jo vetëm vendin më të korruptuar dhe të varfër në kontinent, por edhe që ka cënuar miqësinë historike Shqipëri-SHBA. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: