Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi në studion e News24 foli për situatën ekonomike në vend duke u shprehur se ka një nivel të lartë të korrupsionit.

Ai u shpreh se braktisja e vendit gjithashtu ndodh edhe për shkak të korrupsionit.

“Ka një shpresë në rënie se mund të ketë sukses në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni  shihet si një nga shkaqet për braktisjen e vendit. Përgjithësisht në këto 4-5 vitet e fundit është në të njëjtat nivele. Në 2022 Shqipëria është renditur në të njëjtat nivele. Jemi në vendin e 110 nga 188 shtete. Jemi në vend numëro dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur disa suksese të vogla sa i takon teknologjisë së informacionit. Kuadri ligjor i klimës së biznesit në vend, siguria e të bërit biznes dhe konkurrenca në tërësi janë cënuar. Investitorë si të Portit të Durrësit mund të përballojnë, por të tjerët e kanë më vështirë”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, Preçi u shpreh se qeveria duhet të zbatojë rregullat e shkruara dhe duhet t’u përmbahet programit.

“Kemi përballemi me dy Shqipëri ku 69% e të punësuarve thotë BE nuk plotësojnë nevojat minimale. Puna  e qeverisë reflekton nëse çon në përmirësimin e  mirëqenies së qytetarëve, ndryshe ngelet në formën e propagandës”, tha më tej ai.

I ndalur te projekti për Portin e Durrësit, ai tha se me këtë projekt humbet porti ekzistues, kontratat që janë në proces dhe mund të përfundojnë në arbitrazhe dhe shteti mund të paguajë. Po ashtu humbet fakti që porti i Durrësit, mijëra vjeçar një pikë jo vetëm e jona por edhe e rajonit, ka akoma potencial për t’u shfrytëzuar. Mendoj se për shitjen e apartamenteve janë komente spekulative, e gjithë historia më ngjan si përpjekje për të bindur opinionin për dobinë që ka pa e përmendur , por është histori e rëndomtë e klientelizmit qeveritar e favorizimit të një kompanie të huaj për shkak të restorantit të Nusretit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb