Është zhvilluar me debate mbrëmjen e sotme, biseda në emisionin Open mes drejtorit të News24 Robert Rakipllari dhe ish-deputetit Alket Hyseni.

Gjatë fjalës së tij, Rakipllari u shpreh se rrugët në vend janë jashtë çdo standardi, ndërsa theksoi se numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 185 mijë të punësuar.

Nga ana e tij ish-deputeti socialist Alket Hyseni tha se prioritet është mekanizmi i përzgjedhjes së kompanisë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ekonomi: Kur paratë vijnë nga burime donatorësh mënyra se si vlerësohen tenderat janë pak më ndryshe. Po punohet për të parë një mënyrë se si mund ta bëjmë sa më transparent vlerësimin e një tenderi. Një nga gjërat që synojmë të bëjmë është qeverisje e mirë. Sa i përket grurit të Serbisë dhe Shqipërisë, unë e thash që aktiviteti bujqësor zhvillohet në fshat. Për fa të keq sipërfaqja e fermave në Shqipërisë është e vogël.

Zheji: Mos i lini të vdesin urie…

Ekonomi: Për ne është me rëndësi të rritësh produktivitetin

Rakipllari: Nuk jeni ju përfaqësuesja tipike e kësaj qeverie për të debatuar për korrupsionin, por sot jemi të detyruar të flasim me ju. Shqipëria do të japë me koncesion për 1.2 mld euro…

Hyseni: Europa po ndërton me 1.2 mld , mos u fusni tek Europa.

Rakipllari: Sa ka shkuar rruga e Arbrit? Sa ka shkuar rruga e Kardhiq-Delvinë. Sa kushton një km autostradë në Shqipëri dhe sa është standardi Europian, këtu është gjithë çështja…

Hyseni: Unë jam më i frikësuar nga një kompani që e merr me gjysmën e vlerës

Rakipllari: Është konkurrenca në tregun e lirë..

Hyseni: Apriori merret mekanizmi i përzgjedhjes së kompanisë.

Rakipllari: Ku kemi rrugë me standarde në Shqipëri. Sa janë shtuar shpenzimet, ke shtuar 185 mijë të punësuar në shtet…I ke shtuar punonjësit në shtet apo i ke ulur? Më thoni në investitor të rëndësishëm të huaj që ka në Shqipëri,.

Hyseni: Ajo që na bën ne në ndryshim nga të tjerët, përtej tregut të hapur dhe komunikimit, duhet të shohim edhe interesat e fshatarëve atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb