Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, është thirrur për marrje në pyetje për rastin “haraçi” ditën e martë, konfirmojnë për AIM-në nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sot në PTHP seanca për dhënien e dëshmisë së prokurorit nga PSP Burim Rustemi për rastin “Haraçi” është anuluar për nesër, për shkak të seancës së sotmet për rasti “TNT” ku ai paraqet aktakuzën.

Rustemi për AIM-në tha se do të japë deklaratë për rastin “Haraçi” nesër në orën 12:30.

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar nga fillimi i javës për rastin “Haraçi” dëshmi kanë dhënë prokurorët e speciales Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb