Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi u shpreh se kryeministri Edi Rama po e kthen Shqipërinë në një kamp varfërie.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi shtoi se 67% e popullsisë jeton sot me 5.5 dollarë në ditë dhe përballet me presionin e tmerrshëm të mbijetesës.

POSTIMI I PLOTË:

Korrupsioni i Edi Ramës po i vret të varfërit! Kjo e vërtetë e hidhur fatkeqësisht u dëshmua edhe sot.

Dhjetë vite në pushtet, Edi Rama:
? Në vend të shpresës, mbolli dëshpërimin;
? Në vend të mirëqenies, solli mjerimin;
? Në vend të punësimit, shtoi papunësinë;
? Në vend të zhvillimit, nxiti shpopullimin;
? Në vend të sigurisë, lartësoi krimin;
? Në vend të demokracisë, solli shtypjen dhe nënshtrimin.

Edi Rama me një grusht oligarkësh grabitqarë vetëm vjedhin papushim me çdo mënyrë munden. Vjedhin me djegësat, me PPP, me koncesione, me tendera, me rrugë të florinjta, leje ndërtimi, me ligje speciale, me çmime të larta.

Edi Rama po e kthen Shqipërinë në një kamp varfërie, ku 67% e popullsisë jeton sot me 5.5 dollarë në ditë dhe përballet me presionin e tmerrshëm të mbijetesës.

Të mblidhemi bashkë jo për ta përballuar këtë mjerim, por për të shporrur shkaktarin e saj!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb