MAQEDONI E VERIUT

Partia më e madhe opozitare VMRO- DPMNE ka kërkuar që Prokuroria të thërrasë ish- kryeministrin maqedonas Zoran Zaev si ‘koka e oktapodit’ të korrupsionit.

Sot u dënua ish- kryeprokurorja speciale Katica Janeva u dënua sot me 7 vite burg teksa VMRO thotë se Boki 13 ishte vetëm një ekzekutues i rastit të korrupsionit ku së bashku i zhvatën një biznesmeni 1.5 milionë euro.

‘’Çfarë fshehu Zaev dhe pse nuk e raportoi menjëherë rastin?! A ka menaxhuar ai me dëshmitë, i ka fshehur, shkatërruar apo i ka ndryshuar?! Ruskovska heshti dhe nuk hapi hetim. Ashtu siç ka heshtur gjatë gjithë vitit dhe është kujdesur që gjurma të mos na dërgojë pikërisht tek koka e oktapodit, dhe ky është Zoran Zaev’’,- deklaroi Oliver Gjorgjievski, VMRO DPMNE.

Por LSDM hedh hije dyshimi se Mickoski ka lidhje me rastin Reket dhe ka kryer biseda muajt e fundit.

‘’Kjo konfirmon shqetësimin e VMRO-DPMNE-së sepse kemi dëgjuar se me kë ishte ulur Mickoski, me kë ka biseduar në muajt dhe vitet e kaluara, dhe lidhjen e VMRO-DPMNE-së me tërë rastin’’- pohoi Ljupço Nikolovski, LSDM.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb